Kronikë

Në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, arrestohet në Kosovë Aldo Majnishta. Si policia ra në gjurmë të tij

14:29 - 06.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur po bëhen tre vite nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës në zonën e Kamzës, policia shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë arrestuar njërin nga organizatorët e këtij krimi të rëndë. Bëhet fjalë për Aldo Majnishtën 29 vjeç nga Shkodra.




Sipas policisë së Shtetit, ky person qarkullonte në Kosovë me identitet të rremë dhe në momentin e arrestimit, policisë i ka treguar një dokument të falsifikuar.

 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit Jan Prenga.

“Gjithashtu, këtë shtetas Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë.

Kujtojme qe Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020. Kompleksi ‘Golden’ në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij.

Hetimet 

Nga hetimet rezulton se Gentian Doci është personi që urdhëroi rrëmbimin e 49-vjeçarit, pasi vëllai i pengut zhduku një sasi të madhe kokaine që e nxori nga një port në Britaninë e Madhe. Hetuesit thonë se ai u kërkoi të afërmve të vëzhgonin dhe të merrnin peng Jan Prengën për t’i bërë presion të vëllait t’i kthente drogën.

Nga hetimet rezultoi se Artan Docaj vëllai i Gentianit drejtonte makinën “Range Rover” me të cilën u mor peng 49-vjeçari. Ndërsa Aldo Majnishta ndodhej në sedilen e pasme të automjetit. Ata dyshohet se e torturuan pengun i cili humbi jetën nga torturat.

Të dyshuarit e tjerë rezultojnë pjesëmarrës direkt në ngjarje dhe shfaqen në pamjet filmike të garazhit të resortit duke kryer veprime me trupin e pajetë të Prengës, të cilin e nxjerrin me një furgon të bardhë të mbyllur. Deri më tani për krimin e rëndë janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bexhdili ndërsa u vetëdorëzua Ardian Docaj.

Njoftimi i policisë së shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pengmarrja”.

Operacioni, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas i kërkuar për krime kundër personit.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve mbi vendndodhjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, me qëllim kapjen e tyre, si dhe në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për përmbushjen e këtij qëllimi, të zhvilluara dhe me partnerët ndërkombëtarë, është finalizuar një tjetër operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i koduar “Pengmarrja”.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, informacione këto të siguruara nga strukturat e Policisë, për një shtetas të kërkuar që qarkullonte në Kosovë, me dokumentet e një shtetasi tjetër, në kuadër të operacionit “Pengmarrja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër.

Ky shtetas, në momentin e kapjes, ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.

-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit J. P.

-Gjithashtu, këtë shtetas Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.