Kronikë

Orë të vështira për Slloveninë pas përmbytjeve, shqiptari bën gjestin human: Ofrojmë bukë falas për të gjithë ata që kanë nevojë

09:56 - 06.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur Sllovenia po lufton për të përballur katastrofën nga përmbytjet, një shqiptar nga Kosova është bërë kryefjala e mediave vendase.




Alban Memqaj, si pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë, edhe pse është fjala për një vend më standard të lartë jetese.

“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.

Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.