Kronikë

Tetëmbëdhjetë persona të plagosur brenda pak orësh! Nga jugu në veri, ja aksidentet që ndodhën sot në mëngjes

09:46 - 06.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tetëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur brenda pak orësh si pasojë e aksidenteve të ndodhura në rrugët e vendit.




Në Rrugën e Kombit, 5 anëtarët e një familje u plagosën, pasi makina me targa serbe me të cilën ata po udhëtonin u përplas me trafikndarësen.

Familja ishte nisur për në plazh, por si pasojë e aksidentit përfundoi në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në Fier. Rreth orës 07:30 të mëngjesit në vendin e quajtur “Safari park” në Fier u përplasën dy automjete, ndërsa 10 persona u lënduan.

Sipas policisë, dy pasagjerë 25 dhe 56 vjeç ndodhen në spital në gjendje të rendë, ndërsa 2 drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerë të tjerë u transportuan në spital për të marrë mjekim dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Në orët e para të mëngjesit në Shkopet ndodhi një aksident i dyfishtë, me dy persona të plagosur.

Ndërsa në qytetin e Korçës një 74-vjeçar me makinë përplasi një tjetër person me motor, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.