Kronikë

I dehur dhe me kallashnikov me fishek në fole, si u kap 40-vjeçari! Sapo pa efektivët hodhi armën në kanal dhe…

10:39 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar. i cili u kap me kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje.




Sipas uniformave blu, Emiljano Gjika, i cili ishte në gjendje të dehur, sapo ka parë efektivët ka hedhur armën në kanal në qendër të fshatit Libofshë.

 “Shërbimet e Policisë e kapën 40-vjeçarin, në qendër të fshatit Libofshë, teksa mbante me vete 1 armë zjarri kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje. Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e patrullës së Policisë, ka hedhur armën e zjarrit në një kanal”, raportuan blutë e Fierit.

Nga verifikimet ka rezultuar se Emiljano Gjika ishte në gjendje të dehur, “rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit”.

Arma e zjarrit dhe fishekët luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga shërbimet e Policisë.

 

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigjilenca”, sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Fier dhe i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët.

Lëvizte i dehur dhe me kallashnikov me vete, në qendër të Libofshës, vihet në pranga 40-vjeçari.

Ky shtetas sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi kallashnikovin në një kanal.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjecës policore, si dhe nga bashkëpunimi i ngushtë i qytetarëve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigjilenca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 40 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë e kapën 40-vjeçarin, në qendër të fshatit Libofshë, teksa mbante me vete 1 armë zjarri kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje. Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e patrullës së Policisë, ka hedhur armën e zjarrit në një kanal.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit.

Arma e zjarrit dhe fishekët luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.