AKTUALITET

Dyshimet se do kryenin një atentat në Elbasan, GJKKO liron nga burgu Arben Spahiun e Arsen Preçin

14:50 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Spahiun e Arsen Preçin, duke i liruar. Këta persona janë arrestuar si të dyshuar nga prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, e armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh, për rastin e gjetjes te ish-fabrika e konservimit në lagje Emin Matraxhiu me 18 shkurt të këtij viti.




Shumë pranë vendngjarjes u gjet dhe një çantë dore, brenda së cilës kishte një kartë identiteti greke, e dyshuar si e falsifikuar. Karta e identitetit kishte foton e Arben Spahiut. Brenda çantës gjithashtu u gjet edhe çelësi i makinës dhe një pistoletë.

Pak pas gjetjes së makinës dhe çantës së dorës, policia bëri të mundur arrestimin e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit. Në momentin e arrestimit, atyre nuk iu është gjetur asgjë e kundraligjshme. Duke u nisur nga të dhënat e para, grupi hetimor hodhi dyshime për organizimin e një atentati të mundshëm ndaj shtetasit Elton Kila, i njohur ndryshe si “Oti i Elbasanit”.

Dyshimet ishin se e gjithë ngjarja mund të jetë inskenuar për të futur në kurth shtetasin Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.