Kronikë

EMRI/ Qarkullonte me makinën e vjedhur në Spanjë, arrestohet i riu

12:55 - 07.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi qarkullonte me automjet të vjedhur në Spanjë.




Mësohet se shtetasi Kostandin Nestur, banues në Sarandë është kapur në flagrancë nga policia, ku gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe kanabis.

Sakaq automjeti dhe droga i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi K. N., rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi K. N., u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.