Kryesore

Mirela Kumbaro e quajti qytetarin ‘plehër’, reagon Agron Gjekmarkaj: Ministrja “shërbëtorja” me një arrogancë, që meriton “hunza”! Janë çmendur…

12:31 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për postimin e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro e cila ka quajtur si ‘plehër’ qytetaret të cilët nuk hedhin mbetjet ne kosh.




Gjekmarkaj-Kumbaro-Plehra

Sipas Gjekmarkajt, ministrat e qeverisë Rama kanë nevojë për ‘hunza’, që sipas tij përdoren “për qentë e rrezikshëm që kafshojnë njerëzit”.

 Sipas deputetit demokrat, “më la pa fjalë reagimi i ministres Kumbaro që i drejtohej një qytetari me fjalën ‘pleher’”! Përvetësimi i së drejtës  është një standard i frikshëm. Ministrja “sherbetorja” me një arrogancë që meriton “hunza” u vërtitet njerëzve. Tjetrit i mbjellin hashash aty ku përgatiten forcat komando të NATO-s. Ose janë çmendur ministrat ose jemi çmendur ne, por diçka në këtë vend është thyer në mes dhe e skandalet janë normale dhe normaliteti është skandali vetë”.

Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Ministra që kanë nevojë për “hunza” !

Per ata që nuk e dinë “hunzat” perdoren për qëntë e rrezikshëm që kafshojnë njerëzit. Ato janë prej lëkure të fortë dhe telash që pengojnë dhëmbet të ngulen në mish. Kjo ka funksionuar në shekuj. Me njerëzit kjo është disi më e vështire. Ata presupozohet që i dominon arsyeja dhe humanizmi si dhe kodi etik. Me la pa fjalë reagimi i ministres Kumbaro që i drejtohej një qytetari me fjalën “pleher”. Nga pozitat klerikale të pushtetit ajo beson se ka të drejtë të gjykojë dhe të fyeje këdo. Në emër të “popullit”, “shumicës”, “shoqërisë” ajo jep pretencën për individin që ka gabuar.

 E quan “pleher”. Përvetësimi i së drejtës  është një standard i frikshëm. Ministrja “shërbëtorja” me një arrogancë që meriton “hunza” u vërtitet njerëzve. Tjetrit i mbjellin hashash aty ku përgatiten forcat komando të Natos. Ose janë çmendur ministrat ose jemi çmendur ne por diçka në këtë vend është thyer në mes dhe se skandalet janë normale dhe normaliteti është skandali vetë.

Kumbaro1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.