AKTUALITET

Po i shiste një 31-vjeçari lëndë narkotike ekstazi, brenda kalasë së Gjirokastrës, arrestohet i riu

16:24 - 07.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë teksa po i shiste një 31-vjeçari lëndë narkotike ekstazi, brenda kalasë së Gjirokastrës.




Sakaq, blutë kanë sekuestruar sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde dhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Kontrolle intensive për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, në pikat turistike dhe në të gjithë territorin e qarkut.

U kap në flagrancë brenda kalasë së Gjirokastrës, teksa i shiste një 31-vjeçari, lëndë narkotike ekstazi, arrestohet 27-vjeçari, banues në Lezhë.

Procedohet penalisht blerësi i lëndës narkotike.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale, të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjencës policore, se një shtetas shiste lëndë narkotike, brenda perimetrit të kalasë së Gjirokastrës, kanë organizuar menjëherë punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, u kap në flagrancë brenda kalasë, teksa i shiste një shtetasi tjetër, lëndë narkotike ekstazi, dhe u vu në pranga shtetasi 27 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për blerësin e kësaj lënde narkotike, shtetasin 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë që iu gjetën shtetasit 27-vjeç në momentin e arrestimit, të dyshuar të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde, si dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.