AKTUALITET

“S’është djali im, por i bashkëshortes”- 22-vjeçari akuzohet se masakroi me thikë Luljeta Prezën, njerku tregon përballjen me policinë: Kishte 1 muaj i larguar nga banesa

13:03 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njerku i Aldo Brahimit, i cili akuzohet se masakroi me thikë Luljeta Prezën tek Ura e Dajlanit, ka treguar se si zbuloi lajmin.




Ai tha 22-vjeçari ishte larguar rreth 1 muaj më parë nga banesa dhe kishte shkuar ta kërkonte rastësisht tek Ura e Dajlanit, por aty u përball me policinë.

 “Shkova tek Ura, më pyetën se çfarë kërkon, i thashë djalin, ai është djali i bashkëshortes.

Shkuam e kërkuam mbas ngjarjes, vajta ratësisht aty. Policia më pyeti se pse po e kërkoja i thashë se po bën rreth 1 muaj i larguar nga shtëpia. Kishte ikur nga Fieri, kaq dinim neve. Është larguar edhe njëherë tjetër nga shtëpia”, tha ai.

Ndërsa e ëma e Aldo Brahimit tha se nëse i biri ka kryer vrasjen të kalbet në burg.

“Kam ardhur për djalin, nuk e di a është e vërtetë apo jo. Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im, dua të verifikohet kjo akuzë. Ai mblidhte kanaçe, për tu ushqyer, nuk jemi nga Durrësi, por në Grabjan. Kemi ardhur nga Lushnja, më mori policia në shtëpi, morën edhe burrin, nuk e dija për djalin.

 Më pyeti ku e ke djalin, i thashë duke mbledhur pagure, se ketë bënte ai, mblidhte paguret e i sillte në shtëpi.

Djali jeton me mua e burrin, nuk është i martuar”, tha nëna e 22-vjeçarit.

Luljeta Preza, e cila punonte si prostitutë, u vra me thikë pak pas mesnatës së  së të martës (2 Gusht) tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Në pranga ranë i riu Aldo Brahimi dhe 48-vjeçari Ylli Grabovari, si autorë të dyshuar të krimit të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.