AKTUALITET

Shkëlzen Berisha përfitues në kullën disa katëshe tek lulishtja në kryeqytet? Berisha: Trillime e zhurmë për të shuar flakët e djegësave! Ftoj Ramën të anulojë menjëherë lejen

12:43 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave se djali i tij, Shëlzen Berisha është një ndër përfituesit pas ndërtimit të kullës disa katërshe tek lulishtja në qendër të kryeqytetit.




Berisha tha se këto akuza janë të pavërteta, ku theksoi “Nëse Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën duhet të kesh humbur çdo mendje që të nxjerrësh shpifje të tilla, megjithatë e ftoj Ramën të anulojë menjëherë lejen”.

 Po vlojnë akuza lidhur me një kullë disa katëshe në një lulishte, ku përflitet se Shkëlzen Berisha është një ndër përfituesit. Sa të vërteta janë këto akuza?

Berisha: Shpifje dhe trillime nga kuzhina Veliaj-Fuga. Përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston. Gjatë qeverisjes së PD, Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë, plani që është miratuar në 2012 ka qenë për ndërtim deri në 8 kate në gjithë territorin e Tiranës. Ata që duan të më atribuojnë mua janë shpifarakë. Nëse Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën duhet të kesh humbur çdo mendje që të nxjerrësh shpifje të tilla, megjithatë e ftoj Ramën të anulojë menjëherë lejen. PD del sot me deklaratën e saj në të cilën paraqet çështjet e thella ligjore që ekzistojnë për atë ndërtim. Përpiqen të mbulojnë duke shpifur trillime, janë gjëra të mjera e të dështuara, nuk kanë lidhje.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.