Kronikë

“Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im”- Akuzohet për vrasjen e 32-vjeçares, flet nëna e Aldo Brahimit: Kishte ikur për të mbledhur kanaçe

13:01 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëna e Aldo Brahimit, 22-vjeçarit që akuzohet për vrasjen e Luljeta Prezës, është shprehur se nëse krimin e ka bërë djali i saj “të kalbet në burg”.




Ajo deklaroi se i biri kishte ikur për të mbledhur kanaçe pasi me ato siguronte jetesën.

Ndërsa kërkoi që hetuesit të zbardhin të vërtetën.

“Kam ardhur për djalin, nuk e di a është e vërtetë apo jo. Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im, dua të verifikohet kjo akuzë. Ai mblidhte kanaçe, për tu ushqyer, nuk jemi nga Durrësi, por në Grabjan. Kemi ardhur nga Lushnja, më mori policia në shtëpi, morën edhe burrin, nuk e dija për djalin.

Më pyeti ku e ke djalin, i thashë duke mbledhur pagure, se ketë bënte ai, mblidhte paguret e i sillte në shtëpi.

Djali jeton me mua e burrin, nuk është i martuar”, tha nëna e 22-vjeçarit.

Luljeta Preza, e cila punonte si prostitutë, u vra me thikë pak pas mesnatës së  së të martës (2 Gusht) tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Në pranga ranë i riu Aldo Brahimi dhe 48-vjeçari Ylli Grabovari, si autorë të dyshuar të krimit të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.