Kryesore

“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës përcëllojnë”- Berisha: Ministria e Financave e refuzoi 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit

12:14 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.




“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike zyrtare, origjinale faktojnë se Veliaj është autori më kryesor së bashku me Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.

Këto të dhëna që disponohen plotësisht edhe nga SPAK, dëshmojnë se jo 1, por 6 herë ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë AHmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, që e konfirmon KLSH.

Janë të gjitha datat në të cilat Ministria e Financave ka shprehur diaprovimin e plotë”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Tana rrena jane deklratat e sulltanpiktorit ,gjyshit,lulbraves,…Pse nuk ka me bese ky popull te kasta poltike nuk i ngrihet per protesta,por eshte squllur ne rruget e mjerushme te emigrimit.

    Përgjigju ↓