AKTUALITET

Zgjedhjet e 14 majit, miratohet projektvendimi për rezultatet përfundimtare! Pritet shpërndarja e fondeve nga KQZ për subjektet fituese në garën për bashkitë

13:58 - 07.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Rregullator në mbledhjen e seancës publike ku u diskutua projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.




 

Në këtë seancë publike u miratua vendimi për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhje, në mënyrë që të caktohet dhe data e miratimit të tij dhe që KQZ të përcaktojë shpërndarjen e fondeve për subjektet që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

“Ky vendim që marrim sot është i rëndësishëm, sidomos data e miratimit të tij por edhe pasi pas nxjerrjes së rezultateve përfundimtare do të duhet që KQZ të përcaktojë me vendim vlerën në para të një vote të vlefshëm dhe shpërndarja e fondeve për subjektet që kanë marrë pjesë dhe kanë fituar në këto zgjedhje”, tha kryetarja e komisionit.

Në mbledhje për votim u paraqitën rezultati i votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe numri i votave të fituara nga secili subjekt zgjedhor.

Konkretisht:

  • Partia Socialiste – 579 625 vota (43.11%),
  • Koalicioni “Bashkë Fitojmë” – 247 883 vota (18.44%)
  • Partia Demokratike – 103 723 vota (7.71%)
  • Partia Socialdemokrate – 86 283 vota (6,42%)
  • Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë – 44 047 vota (3,28%)
  • Partia Republikane Shqiptare – 32 071 vota (2,39%)
  • Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 28 978 vota (2,16%)
  • Partia Lëvizja e Legalitetit – 23.683 vota (1,76%)
  • Aleanca Progresiste LZHK – 22.906 vota (1,70%)
  • Partia Demokracia Sociale – 21.798 vota (1,62%).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.