BLUETOOTH

Depresioni dhe ankthi rrisin rrezikun e kancerit të prostatës, gjirit dhe zorrës së trashë? Ja gjetjet nga studimi i ri i ekspertëve

16:11 - 08.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një analizë e studimeve të shumta të publikuara në revistën “Cancer”, të Shoqatës Amerikane të Kancerit, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se depresioni dhe ankthi rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit tek njerëzit.




 

Nga disa studime të kryera është vërejtur një lidhje midis depresionit, ankthit dhe kancerit, ndërsa shumë studime të tjera kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke mos gjetur asnjë lidhje mes tyre.

Hulumtimi i bërë së fundmi ka analizuar studime të cilat kanë marrë në shqyrtim mbi 300,000  të rritur nga  Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Kanadaja. Kjo analizë e bazuar në studimet e 26 viteve të fundit nuk gjeti asnjë lidhje midis depresionit ose ankthit dhe kancerit në përgjithësi dhe kancereve të gjirit, prostatës, zorrës së trashë.

Është vërejtur se prania e depresionit ose ankthit u shoqërua me një rrezik 6% më të lartë të  kancerit të mushkërive dhe kancereve të lidhura me pirjen e duhanit, por ky rrezik u zvogëlua ndjeshëm pas marrjes në studim edhe të faktorëve të tjerë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit, si pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit si dhe indeksi i masës trupore.

Prandaj, analiza mbështet rëndësinë e trajtimit të pirjes së duhanit dhe sjelljeve të tjera jo të shëndetshme, të cilat mund të zhvillohen si rezultat i stresit ose depresionit dhe më sipas mund të çojnë në sëmundje si kanceri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.