Kronikë

FOTO/ U arrestua sot, ja kush është gardisti që u kap me armë pa leje në makinë

12:29 - 09.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është punonjësi i Gardës, Kristian Gjini, i cili u kap me pistoletë pa leje në automjet.




32-vjeçari u kap nga forcat Shqiponja në kryeqytet në orët e vona të mbrëmjes së të martës (8 gusht)dhe u vendos në pranga.

“Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje”, raportoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

32-vjeçari u përjashtua nga radhës e Gardës pas vendosjes së tij në pranga.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, i përfshirë një punonjës i Gardës

Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, K.GJ., 32 vjeç.

Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.

Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë.

Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.