Kryesore

Lëkurë e thatë apo e dehidratuar? Ka disa mënyra për ta dalluar

08:53 - 09.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duhet të dini që çdo lloj lëkure ka nevojë për hidratim dhe është i gabuar koncepti se vetëm lëkura e thatë duhet hidratuar. Edhe një lëkurë ekstremisht e yndyrshme mund të jetë e dehidratuar, pasi hidratimi nuk ka lidhje me yndyrën. Pavarësisht llojit të lëkurës, qelizat tuaja mund të kenë mungesë uji dhe kjo bën që lëkura të duket e pajetë dhe jo bukur nga ana estetike. Megjithatë, ndodh shpesh që të ngatërrojmë lëkurën e thatë me atë të dehidratuar duke bërë kështu që të përdorim produktet e gabuara dhe duke e përkeqësuar më shumë gjendjen.




Si ta dalloni nëse keni lëkurë të thatë apo të dehidratuar?

Lëkura e thatë:

-Ka mungesë sebumi dhe vajrash natyralë.
-Është një lloj lëkure
-Shkaktohet nga gjendrat dhjamore jo aktive
-Mund të shkaktohet nga keqfunksionimi i gjendrës tiroide
-Mund të rregullohet duke përdorur kremëra që janë posaçërisht për lëkurë të thatë

Lëkura e dehidratuar

-Ka mungesë uji
-Është gjendje e lëkurës
-Trupi humbet më shumë ujë sesa pini
-Mund të lidhet me humbjen e ujit gjatë urinimit ose me djersitjen e tepruar gjatë aktivitetit fizik.
-Mund të rregullohet me ndryshimin e mënyrës së jetesës, dietës etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.