AKTUALITET

Rusia rrëzon dy drone ukrainas, pretendon se synonin objektiva në Moskë

22:20 - 09.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet ruse thanë se forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan dy dronë ukrainas që kishin si objektiv Moskën.




Kryebashkiaku i Moskës, Sergie Sobyanin tha se një nga dronët u rrëzua në rajonin Domodedovo në jug të kryeqytetit, ku ndodhet një prej aeroporteve ndërkombëtare të Moskës, ndërsa tjetri pranë autostradës së Minskut në perëndim të qytetit.

Kryebashkiaku Sobyanin tha se nga incidenti nuk pati të lënduar dhe dëme.

Ministria ruse e Mbrojtjes e cilësoi rastin si një tentativë për “sulm terrorist”.

Moska ka qenë shënjestër e sulmeve me dronë, që dyshohet se kryhen nga Ukraina që nga maji, kur një dron u shkatërrua mbi Kremlin. Moska ka fajësuar gjithashtu Kievin për një seri sulmesh me dronë ndaj objektivave civile dhe ushtarake ruse në Detin e Zi.

Ukraina zakonisht as konfirmon dhe as mohon sulme të tilla.

Sulmet e dyshuara të së mërkurës vijnë dy ditë pasi të paktën nëntë persona u vranë në dy sulme të njëpashnjëshme në qytetin Pokrovsk në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se nga sulmet mbetën të plagosur 82 persona, përfshirë dy fëmijë./ VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.