AKTUALITET

Sigurimi i banesave nga tërmeti/ Eksperti Gjylbegaj në “Panorama TV”: Taksë ekstra për të mbushur arkën e shtetit! Primi, 150 euro në vit, nuk duhet të jetë i detyrueshëm

16:57 - 09.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria shqiptare ka gati projekt-ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Por për ekspertët kjo shihet me skepticizëm. Blendi Gjylbegaj, ekspert për taksat tha në studion e lajmeve në Panorama TV se kjo është me tepër si një takse ekstra për qytetarët shqiptarë, të cilët do të jenë të detyruar ta zbatojnë.




Sipas ekspertit, primi që do të detyrohen të paguajnë shqiptarët për një banesë është 150 euro në vit. Ai thekson se qeveria me këtë synon për të mbushur arkën e shtetit.

“Te ky draft ligj ka disa paqartësi sa i përket primit që do paguhet nga qytetarët. Parashikohet që primi të jetë i detyrueshëm.

Në fakt ka vite që diskutohet për një ligj që pronaret të sigurojnë banesat. Tani mesa duket ka marrë formë përfundimtarë

Kjo është një takse ekstra e vendosur për qytetarët, të cilët do të jenë të detyruar ta zbatojnë këtë.

Njerëzit janë skeptike për atë që do ofrojë fondi për sigurimin. Ka disa kolona që ligji parashikon, parashikon sigurimin e detyrueshëm dhe përjashton kompanitë e sigurimit. Por krijon një fond të vetin që administrohet, sic është fondi për sigurimin shoqëror apo shëndetësor.

Mua më duket si një taksë ekstra për të grumbulluar ca më shumë lekë për t’i futur në arkën e shtetit.

Nëse marrim primin e sigurisë, do jetë 150 euro për një banesë në vit. Nëse e shumëzojmë me 750 mijë banesa që ka në Shqipëri duket sikur shteti parashikon të arkëtojë një vlerë 100 mln euro. Për 10 vjet do mbulojë gjithë nevojën që ka nëse e krahasojmë me tërmetin në 2019.

Unë e quaj më shumë si një tendencë për të mbushur arkën sesa si një tendence për të zgjidhur hallin e qytetarëve.  Është lënë hapësira që të menaxhohet një kompanie të tretë” tha Blendi Gjylbegaj.

Eksperti renditi edhe disa problematika, që sipas tij duhet të ndryshohen tek ky draft. Gjylbegaj u shpreh se qytetarët nuk duhet të jenë të detyruar, por kjo të jetë alternative.

“Ajo që duhet të ndryshuar është detyrimi. Pra mund të jetë alternativë dhe jo detyrim. Sipas ligjit janë të detyruar të paguajnë. Unë sugjeroj që të hiqet fjala detyrim dhe të jetë alternativë ose sipas vullnetit të lirë.

Ligji ka edhe mangësi të tjera. Ai siguron vetëm tërmetet, dhe jo ato të zjarreve apo përmbytjeve. Ligji siguron vetëm banesën dhe jo lëndimet apo dëmet. Pra sigurimi nuk është i plotë”, tha eksperti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.