Kryesore

Djeg kaloritë dhe lehtëson dhimbjen e kyçeve, ekspertët: Stërvitja në rërë ju ndihmon edhe për shëndetin tuaj mendor! Përmirëson edhe simptomat e depresionit

10:28 - 10.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse dëshironi të humbni kalori dhe të lehtësoni dhimbjen e kyçeve, atëherë lexoni artikullin e mëposhtëm i cili sugjeroni disa këshilla efikase.




Sipas ekspertëve nëse do të ndiqni një program të shpejtë për të mbajtur trupin në formë gjatë kohës që jeni me pushime, atëherë ndiqni stërvitjen në rërë.

Çfarë përfitojmë më shumë nga një stërvitje në plazh?

Hulumtimet tregojnë se ushtrimet në rërë harxhojnë më shumë energji sesa stërvitja në sipërfaqe të forta. Ritmi i zemrës dhe marrja e oksigjenit rriten, ndërsa ushtrimet në rërë mund të ndihmojnë gjithashtu në rritjen e kapacitetit funksional.

Sipas studimit personat që ushtroheshin në rërë kanë më shumë mundësi për të humbur kaloritë e tepërta sesa ata që ushtroheshin në sipërfaqe të forta.

Ushtrimi në rërë gjithashtu redukton forcën e reagimit të kyçit. Forcat e krijuara brenda nyjeve për shkak të presionit janë reduktuar dukshëm. Në përgjithësi, ushtrimet në plazh mund të ndihmojnë edhe shëndetin tuaj mendor pasi njihet ndryshe edhe si ushtrimi i gjelbër.

Ja disa nga përfitimet që marrim duke u stërvitur jashtë:

  • Ulje e zemërimit;
  • Përmirëson simptomat e ankthit dhe depresionit;
  • Rritja e fuqisë;

Më poshtë gjeni dhe një shembull stërvitje e cila ka rezultuar të jetë tepër efikase.

Stërvitja e mëposhtme me interval prej 20 minutash përfshin vrapim dhe ushtrime me peshë trupore për të përmirësuar forcën e përgjithshme dhe është ideale si për vrapuesit fillestarë ashtu edhe për vrapuesit e avancuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.