AKTUALITET

Nuk ka surpriza në miqësoren e luksit, Partizani dorëzohet përballë Romës

22:02 - 12.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roma triumfoi 2-1 në miqësoren e luajtur ndaj Partizanit në “Air Albania”. El Shaarawy zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të, me një parabol të bukur, me sferën që shkoi pas shpinës së Hoxhës.




Një top i humbur në mesfushë nga të kuqtë solli edhe golin e dytë të skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho. Belotti u tregua i saktë para porte në minutën e 26-të, me një të djathtë tokazi.

Djemtë e Zekic provuan me forca të pakta, teksa në fundin e fraksionit të parë, Keko u pengua në zonë, por arbitri Xhaja nuk akordoi penallti, pavarësisht protestave.

Në të 60-tën, Belotti pati rastin për të thelluar avantazhin, sulmuesi italian bëri më të vështirën, duke mos gjetur rrjetën nga fare pranë portës.

Partizani fitoi penallti në minutën e 85-të, pas një kontakti Çelik-Cara. Cara mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke ngushtuar shifrat, ndërsa rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.