BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Larg shkëlqimit të “Instagram”, si duket Oriola Marashi pa make-up dhe duke pritur në radhë! Modelja s*ksi hermetike për jetën private pas ndarjes nga Eros Grezda

14:43 - 13.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi mësuar ta shikojmë sensuale dhe provokuese, ku nuk na i kursen shkrepjet sensuale. Flasim për Oriola Marashin, që vijon të mbetet ndër modelet më të mira në vendin tonë.




oriola marashi14

Prej kohësh ajo ka zgjedhur që ta ushtrojë profesionin e saj edhe jashtë vendit, ku edhe është bërë imazh i “Guess”. Kontratat e reja kanë bërë që gjithnjë e më shpesh ajo të jetë jashtë vendin. Ndaj në momentet kur gjendet në Tiranë, Ori gjen pak kohë edhe për të mbyllur angazhimet si kushdo nga ne.

 

 

oriola marashi13

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë modelen teksa pret radhën në bankë. E veshur sportive, Oriola duket krejt ndryshe nga shkëlqimi që jemi mësuar ta shikojmë në “Instagram”-in e saj. Modelja ishte e pagrimuar, teksa duke pritur në radhë fliste edhe në telefon.

oriola marashi12

Ndonëse ishte përpjekur ta ‘kamuflonte’ veten me një kapele, por e pamundur të mos dallohej se në fakt personi që po priste në radhë ishte pikërisht modelja e njohur. Së fundmi imazhi i Oriolës është shfaqur në një billboard në Venecia. Kjo ngjarje ka shkaktuar emocion te modelja, e cila në një jaht ka pozuar me imazhin e saj në sfond.

oriola marashi2

“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin”, u shpreh Marashi.

oriola marashi1

“Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit”, shkruan Oriola Marashi.

oriola marashi4

Modelja i dha fund kohë më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda. Pas kësaj romance, Oriola nuk ka preferuar të japë për publikun detaje nga jeta e saj personale.

eros grezda oriola marashi (7)

Megjithatë, ajo vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku merr edhe vëmendje të madhe. Së fundmi ajo ka postuar një video në profilin e saj në TikTok, ku i këndon “dashurisë së vjetër”.

oriola marashi11

“Ti je dashuri dhe pozitivitet. Ty vetëm të të shikojë njeriu ndihet mirë, lëre të rrijë me ty e të bëjë muhabet apo ndonjë gjë. Ah dashuri e vjetër, t’kisha lënë n’dorë t’dikujt tjetër, edhe pse të lashë dikur, të të harroj nuk munda kurrë”, thotë Oriola gjatë videos, e cila dashur padashur mund të lidhet edhe me romancën e saj të fundit që ka pasur publike.

eros grezda oriola marashi (9)

Në fillimet e tyre, lidhja mes modeles dhe futbollistit shkonte mirë dhe herë pas here i shihnim bashkë në “Instagram”-et e njëri-tjetrit e madje në media qarkulloi lajmi se lidhja kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar. Por Oriola dhe Eros i dhanë fund lidhjes, vitin e kaluar.

oriola marashi1

Dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies të tyre lindën, pasi ata nuk ndiqeshin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, në një kohë kur ishin bërë shumë aktivë me postimet nga lidhja e tyre. Por miqtë treguan se çifti ishin ndarë, duke prishur planin që kishin bërë për martesë.

oriola marashi

Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Vetë futbollisti ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

oriola marashi

“U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

Sot, futbollisti ka gjetur sërish dashurinë pranë një tjetër modeleje. Madje, dyshja prej pak kohësh është bërë edhe çift i një fëmije.

eros grezdaeros greda1oriola marashi3oriola marashioriola marashi5oriola marashi6oriola marashi7oriola marashi8oriola marashi9oriola marashi10oriola marashioriolaoriola marashi5oriola marashi4oriola marashi3oriola marashi2oriola marashi1oriola marashi1oriola marashioriola marashi3oriola marashi1oriola marashi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.