BLUETOOTH

Skandal i përsëritur/ Teksa gruaja e tij ishte me pushime me fëmijët, ylli i futbollit kapet ‘mat’, filmohet duke… (FOTO)

09:08 - 13.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli i futbollit Andy Carroll u filmua teksa festonte në ambientet e një shtëpie, futbollisti u pa shumë i afërt me DJ të quajtur Kitty McPaws.




Ish -sulmuesi i Anglisë u kap teksa përqafonte e kërcente vajzën në fjalë.

“Ishte tronditëse për dikë që është i martuar.”- shprehet një nga njerëzit e pranishëm në festë.

DJ Kitty, emri i vërtetë Georgia Sims duket se ka bërë për vete ish- yllin e Liverpool , Newcastle dhe West Ham , Carroll, i cili në fakt është i martuar.

“Ai e përkëdhelte barkun e saj. Ishte shumë flirte”- rrëfen një tjetër person i pranishëm.

Gruaja e tij ylli i Towie , Billi Mucklow , ndodhej me pushime në Spanjë me tre fëmijët e tyre, ndërsa Andy Carroll filloi sezonin e ri me League One Reading.

Kujtojmë se 34 vjeçari Carroll dhe gruaja e tij u martuan në maj të vitit të kaluar.

Edhe pse rasti i publikuar së fundmi nuk është ai më shokuesi pasi vitin e shkuar vetëm pak ditë para se të martohej futbollisti ishte pjesë e një “skandali”. Carroll u kap në shtrat me dy bionde, fotot e publikuara nga vajzat me të cilat ai kalonte natën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.