![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka disa muaj më parë humbi njëriun më të shtrenjtë në jetën e tij, babain.
Mirëpo ai nuk e ka kaluar akoma dhimbjen e madhe që përjetoi, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme moderatori i ka prekur të gjithë teksa gjatë “Kepit të Vip-ave” ka rrëfyer disa gjëra në lidhje me vdekjen e babait.
Ronaldo u shpreh se vetëm disa orë para se të ndërronte jetë i ati e kishte pyetur nëse i kishte siguruar lekët e operacionit, pasi donte të jetonte.
Më tej ai shtoi se momenti më i dhimbshëm dhe paqesjellës për atë, është kur shkon tek varri i të atit dhe se e kujton çdo natë kur shkon të shtrihet.
‘Momenti që unë nuk e harroj kurrë në jetën time dhe nuk kam për ta harruar, është momenti kur babi ishte në reanimacion. Përveç se ishim në ditët, orët e fundit të jetës së tij, thjesht më pyet “a i sigurove lekët e operacionit?’ Sepse e donte shumë jetën dhe po i kisha siguruar.
Madje tani që kam disa ditë këtu në Turqi, kam disa ditë pa shkuar tek varri. Se është momenti sa i dhimbshëm dhe paqesjellës për mua. Është shumë e vështirë. Se këtu ha, pi, dal, por kur shtrihem në darkë dhe e kujtoj…’”, u shpreh Ronaldo.
@newsmedia.albania21“Kur shtrihem në darkë e kujtoj”/ Ronaldo flet mes lotësh për humbjen e babit: Disa orë përpara se të ndahej nga jeta, më pyeti për lekët e operacionit! Donte që të jetonte (VIDEO)