Kronikë

Kokainë nga Ekuadori në kontejner me karkaleca, i riu shqiptar arrestohet në portin e Livornos! Si u kap droga me vlerë 35 milionë euro

10:39 - 14.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trafikantët e kokainës duket se kanë nisur të ndryshojnë mënyra për të sjellë drogën nga vendet e origjinës në portet europiane. Rasti më i fundit i zbuluar në Portin e Livornos, tregoi se ata kanë kapërcyer tashmë ‘bananet’ si frutin ekzotik që nuk imagjonohet dot të lëvizë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Eurpoës e pa shoqëruar me kokainë.




Tashmë duket se vendin e tyre do ta zënë prodhimet e detit. Një konteiner me karkaleca të ngrirë është kapur teksa vinte nga Ekuadori, me destinacion Toskanën.

Veçse karkalecat nuk ishin e vetmja gjë që transportohej, por edhe kokainë e pastër me vlerë 35 milionë euro. Sipas mediave italiane, në pranga përfundoi i riu shqiptari, 23-vjeçari Islam Kurti. I riu kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcos” e Amerikës së Jugut.

Ai u vendos në pranga pasi e kishte marrë drogën dhe sa po ndizte makinën për t’u kthyer në provincën e Pizës. Fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për përdorimin e forcës dhe askush nuk është lënduar gjatë operacionit.

Mendohet se ai kishte rënë dakord që të merrte drogën, për t’u paguat më pas një mijë euro për kilogram. Por nuk do të marrë asgjë pasi nuk e përfundoi “misionin e tij”.

Kokaina ishte e paketuar në 45 pako: në pako celofani me simbol “Audi” dhe “RS 6”. Shpesh kjo gjuhë e koduar përdoret për të treguar se kush do t’i marrë pakot. Megjithatë, muajt e fundit, organizata kriminale (duke supozuar se është gjithmonë e njëjta) kishte zgjedhur dërgesa me banane në të cilat fshihte substancën, e kësaj here duket se tentoi të ndryshonte taktikë, por nuk ia doli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.