Kronikë

Plagosi dy vëllezërit dhe u “zhduk”, i arratisuri kapet në hotel me një 17-vjeçar! Ja çfarë iu gjet

09:50 - 14.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vendosur në pranga një 35-vjeçar, i cili plagosi me biçak dy vëllezër në Tiranë.




droge

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku 35-vjeçari me iniciale G. L., goditi me mjet prerës vëllezërit me iniciale R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe më pas u largua.

Uniformat blu janë vendosur në ndjekje tè tij dhe e kanë lokalizuar në një hotel në Lushje ku ndodhej së bashku me një 17-vjeçar, i cili u procedua penalisht për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Këta dy të fundit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Tracking”.

Plagosi rëndë me mjet prerës, 2 shtetas (vëllezër), dhe më pas u largua, kapet dhe vihet në pranga, pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar.

Procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1150 euro dhe mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja e 2 vëllezërve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që kryejnë vepra penale, pas informacioneve se një shtetas kishte plagosur rëndë me mjet prerës 2 vëllezër, në rrugën “Thoma Koxhaj”, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tracking”, për kapjen e tij.

Si rezultat i këtij operacioni, pas disa orësh ndjekje intensive, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Shtetasi G. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerës shtetasit R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.

Me marrjen e informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe pas disa orësh ndjekje intensive, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Lushnjë, në një hotel në Lushnjë, kanë lokalizuar shtetasin G. L., së bashku me një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. L. iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për 17-vjeçarin, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.