AKTUALITET

Projektligji për taksën e pronave do t’i rëndojë xhepave të qytetarëve! Qeveria përjashton hotelet me 5 yje, ja çfarë ndodh me kategoritë e tjera

20:54 - 14.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria po përgatit taksën e pronës, që do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve. Ndërkohë që qytetaret priten të përballen me rritje të taksës së pronës, në projektligjin e ri për taksën e pasurive të paluajtshme, qeveria ka përjashtuar nga taksimi pronarët e hoteleve dhe resorteve të luksi me 4 dhe 5 yje që kanë status special.




Taksa e pronës nuk do të aplikohet mbi shtëpitë e personave që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistëve që jetojnë vetëm, pronat fetare, por në të njëjtën kategori qeveria ka futur edhe hotelet e luksit me 4 dhe 5 yje.

Në projektligj nënvizohet se përjashtohen nga taksa e pasurisë Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, me status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”. Në ligjin për investitorët strategjikë, klientëve të privilegjuar u ndërtohen nga shteti sistemi i furnizimit me ujë, sistemi elektrik, rrugët etj.

Po ashtu, disa vite më parë, qeveria u fali dhjetëra miliona euro te gjitha bizneseve te mëdha në vend, kur vendosi uljen e tatimit mbi dividentin nga 15% që ishte, në vetëm 8%./BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.