AKTUALITET

Regjistrimet për vitin akademik, ministrja Kushi: Klasës së parë do i bashkohen edhe fëmijët që mbushin 6 vjeç deri në fund të dhjetorit!

21:40 - 14.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar ndryshimet e reja në arsimin parauniversitar, ku në ‘Facebook’ shkruan që tashmë edhe fëmijë 6-vjeç brenda muajit dhjetor 2023-2024 do të kenë mundësi të regjistrohen në klasën e parë.




Po ashtu, ministrja thekson se “Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në  sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator”.

Sakaq thekson që ky afat vlen edhe për ata prindër që nuk kanë regjistruar fëmijët gjatë fazës së parë për klasën e parë dhe të dhjetë.

Postimi i plotë:

Me ndryshimet që miratuam ✍️ në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç ➡️ deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ✅ regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Të gjithë prindërit ‍‍ që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në ‍ sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

➡️ Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.