Kronikë

Aksident i rëndë/ Kamionçina përplaset me një makinë, plagosen 4 persona

09:59 - 15.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Peqin-Elbasan, në fshatin Papër.
Foto Ilustruese




Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve si dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.