Kronikë

Dhunoi gruan, e pëson keq 61-vjeçari

12:54 - 15.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 61-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Korçë, pasi dyshohet se ka shtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.




Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F. Z., banues në fshatin Vreshtas, Maliq.

 Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 61 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. P., banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në fshatin Drithas, Maliq, ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke, në pronësi të një shtetasi tjetër.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. S., banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në fshat, ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë janë djegur 300 pemë frutore, në pronësi të një shtetasi tjetër.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Podë, Kolonjë, pasi ka kanosur me fjalë, një 54-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. R., 32 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë pa të drejtë ish-bashkëjetuesit të saj, fëmijën e tyre të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.