Kronikë

“Dil or djalë se mos…”- Krimi në Bulqizë/ Fjalët e fundit që i tha nëna 26-vjeçarit! Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina! E thirrën të dalë jashtë dhe…

10:01 - 15.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga fqinjët ka treguar detaje nga krimi i rëndë në Shupenzë ku 30-vjeçari Dorjan Dema vrau me kaçavidë të 26-vjeçarin Dritan Manjani.




“Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. I ka djemtë shumë të mirë. Nuk ishte i martuar, dhe nuk di të kenë pasur konflikt apo probleme. Nuk kanë hapur kurrë probleme. Për ngjarjen di që kanë qenë duke pirë. I kanë parë të tjerë dhe më pas morëm vesh që ndodhi kjo ngjarje.

Ishin në të njëjtën vend me autorin tek lokali. Por thanë që më mbrapa kanë ardhur dy makina, e kanë thirrur këtë djalin. Ai ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur edhe vrasja. Kanë ardhur natën nga ora 21:45, me makina me dy makina , thonë ata që i kanë parë unë nuk i kam parë.

Nëna vet i ka thënë; ‘dil or djalë se mos keni zënë rrugën’ se mos është duke ardhur ndonjë makinë tjetër. Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi”, tregoi një banor i zonës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.