AKTUALITET

Rritja e taksës së pronës, eksperti për Panorama TV: Projektligji ka parregullsi, nëse nuk respektohen pagesat pritet evazion fiskal! Qytetarët të përgatiten për fatura ‘të kripura’

17:00 - 15.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agron Haxhimali, ekspert i politikave vendore në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar projektligjin e qeverisë për taksën e pronave, ku tha se qytetarët duhet të përgatiten për të paguar më tepër pas vitit 2026.




Haxhimali tha se në drafti i projektligjit për taksën e pronës nuk është shkruar si duhet dhe se mund të dalin problematika, siç është evazioni fiskal edhe pse parashikohen një sërë sanksione nëse qytetarët nuk paguajnë vlerën.

Ndër të tjera ai theksoi se vlera e taksës do të përcaktohet në bazë të zonën, ku në kryeqytet njësitë administrative që do ta ndjejnë më shumë janë Farka, Petrela, Kashari, Dajti dhe një tjetër, ndërsa ish-komunat e tjera nuk do kenë impakt negative nga ky taksim.

Pjesë nga biseda:

Pse është hedhur tani për konsultim publik?

Haxhimali: Po bëhet një reformë për taksën e pronës, nëse do mblidhet kjo taksë potenciali do të ishte nga 0.7-1%. Nuk kemi arritur të sigurojmë të ardhura duke rritur dhe çmimin e referencës, mua më shqetëson qasja që kanë institucionet. Baza e taksimit në Tiranë është më e lartë sesa në bashkitë e tjera. Kemi parregullsi mungesën e kadastrës fiskale, sa nuk janë zgjedhur këto probleme vështirë se do mblidhen para nga kjo taksë. Do kalojmë në një evazion fiskal edhe pse ky projektligj parashikon një sërë sanksione nëse nuk do të kryhet pagesa. Nëse një shtëpi kushton 100 mijë euro, qytetari me koeficientin 0.05 i bie të paguajë 50 mijë lekë të vjetra si taksë.  Sot kemi një gjë tjetër, aplikohet një VKM tjetër, 60 bashkitë e tjera do të vazhdojnë njësoj vetëm në Tiranë do të ndryshohet.

Është taksimi më i drejtë kur zbatohet dhe ka mekanizma që e vlerësojnë pronën. Taksimi do të ndihet në 5 njësi administrative, Farka, Petrela, Kashari, Dajti dhe një tjetër, ndërsa ish-komunat e tjera nuk do kenë impakt negative nga ky taksim.

Nëse një banesë e ka vlerën sipas tregut, llogaritet edhe mbi vlerën e zonës dhe elementët e tjerë. Nëse qytetari ka një pronë me vlerë 100 mijë euro, në vitin 2026 do paguajë 100 mijë lekë, në kushtet normale do paguante kaq, por në kushte maksimale do paguajë gati dyfish. Ajo që mua më shqetëson është fakti se institucionet kërkojnë të bëjnë manovra dhe të fshihen përballë qytetarëve, thonë që do ta ngremë vlerën e taksimit dhe do paguani më pak, kjo është gënjeshtër pasi vlera e pronës në treg është rritur. Duhet ti shprehen qytetarëve që të marrin masa dhe të bënin parashikimet buxhetore, pasi do paguajnë më shumë, dyfish, trefish në varësi të zonës. Drafti është shkruar në mënyrë të paparë, shumë keq, në Shqipëri vlera e tregut ka ndryshuar por duhet taksuar prona në metodologji shumë të mirë. Qytetarët të përgatiten se do paguajnë më shumë.

Taksimi i pronave një faturë e papërballueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.