AKTUALITET

Aksidenti me dy viktima italianë në Sarandë, Muhamet Rrumbullaku “me dorë të hekurt”, pezullon nga detyra shefin e Rrugores

12:30 - 24.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas aksidentit me dy viktima, turistë italianë në rrugën Sarandë – Ksamil ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ka pezulluar nga detyra shefin e Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë.




Reagimi

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë –Ksamil”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti për Sigurinë Publike (Drejtoria e Policisë Rrugore) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të analizuar rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë në lidhje me shkakun e ndodhjes së këtij aksidenti, si dhe për  menaxhimin në tërësi të qarkullimit rrugor në territorin e bashkisë Sarandë.

Ndërkohë, është pezulluar menjëherë nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar A. Sh. Pezullimi i tij u bë në zbatim të nenit 209, të Rregullores së Policisë së Shtetit, për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë –Ksamil”, ku humbën jetën 2 turistë italianë, konkretisht shtetasit D. D., 24 vjeç dhe V. T., 32 vjeç.

Gjithashtu, ka nisur menjëherë hetimi administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, për mospërmbushje të procedurave standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht, 24/7, në të gjithë territorin e vendit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe çdo paligjshmëri në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.