BOTA

Kapet mbi 1 ton kanabis në Melburn! Droga me vlerë 5 milionë dollarë e lidhur me një organizatë shqiptare. Në pranga dy persona. Pamjet kur lënda narkotike transportohet me thasë

11:39 - 24.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se një ton kanabis që dyshohet se është i lidhur me një organizatë shqiptare të krimit të organizuar është sekuestruar në veriperëndim të  Melburnit .




Mediat raportojnë se një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi oficerët kontrolluarn pesë shtëpi në Deer Park, Rockbank, Greenvale, Taylors Hill dhe Taylors Lake të martën.

Një shqiptar 47-vjeçar që policia pretendon se ishte drejtuesi i organizatës u arrestua. Po ashtu në pranga u vu edhe një grua 44-vjeçare kolumbiane.

gruaja
Gruaja kolumbiane e arrestuar

Më shumë se 260 bimë kanabisi u sekuestruan nga shtëpia e Taylors Lake, 185 nga Deer Park, 200 nga Rockbank dhe 100 nga Greenvale.

Në pamjet e një prej bastisjeve, oficerët e policsë shihen duke transportuar thasë të mëdhenj me kanabis në një kamion.

Droga në total kapte vlerën e 5 milionë dollarëve, ndërsa policia sekuestroi edhe një sasi prej 200 mijë dollarë.

arrestmi i shqiptarit
47-vjecari shqiptar i arrestuar

47-vjeçari u ndalua për t’u paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës së Melburnit më 8 janar. Ai u akuzua për kultivim dhe trafikim të sasive të mëdha të kanabisit dhe posedim të produkteve të veprës penale.

Ndërsa 44-vjeçarja u lirua me kusht për t’u paraqitur në gjykatë në të njëjtën ditë. Ajo u akuzua gjithashtu për kultivimin dhe trafikimin e një sasie kanabisi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.