AKTUALITET

Vdekja e 17-vjeçarit në lokalin në Sarandë, ISHMT jep detaje mbi ngjarjen e rëndë dhe pamje ku humbi jetën adoleshenti

22:30 - 26.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar pas vdekjes së 17-vjeçarit që punonte si kamerier në një lokal në Sarandë.




ISHMT përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se aksidenti i ndodhur në lokal nuk ka ardhur si pasojë e defektit në ashensor por një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga biznesi.

Njoftimi i plotë:

Sqarim

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.