AKTUALITET

Derdhin ujërat e zeza gjatë natës me autobot në lumin Borsh, arrestohet shoferi dhe ndihmësi i tij! Ja akuzat ndaj tyre

12:33 - 27.08.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dy persona janë arrestuar në Himarë, pasi janë kapur duke derdhur ujëra të zeza në lumin e Borshit gjatë natës.

 

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e autobotit, 40-vjeçarin me iniciale G. Q., si dhe ka proceduar penalisht ndihmësin e tij, 44-vjeçari me iniciale S. K.

Gjithashtu është shpallur në kërkim pronari i subjektit për llogari të të cilit kryhej kjo veprimtari.

Po ashtu, policia ka sekuestruar mjetin autobot.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pollution”, për goditjen e një rasti të krimeve kundër mjedisit.

Tentuan të ndotnin ujërat e lumit të Borshit, duke derdhur ujëra të zeza, gjatë natës, me autobot, arrestohet në flagrancë drejtuesi i autobotit dhe procedohet penalisht ndihmësi i tij.

Shpallet në kërkim pronari i subjektit ekonomik për llogari të të cilit kryhej kjo veprimtari kriminale.

Sekuestrohet autoboti.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në rrugë operative, se gjatë natës, do të derdhej një autobot me ujëra të zeza, në ujërat e lumit të Borshit, këto shërbime kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e këtij krimi kundër mjedisit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pollution”, u kap në flagrancë teksa tentonte të derdhte ujëra të zeza, në lumë, me autobotin që drejtonte, dhe u arrestua shtetasi G. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për ndihmësin e 40-vjeçarit, shtetasin S. K., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari kriminale për llogari të një subjekti privat në pronësi të shtetasit S. Ç. Ky shtetas u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua mjeti autobot.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.