Kronikë

U kap me 1 kg e 52 gramë kokainë/ Gazetarja: Robert Domi është djali i ish-Nënkryetares së Bashkisë

14:14 - 31.08.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi tre persona u arrestuan nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Three stars” pas hekurave ra edhe shtetasi Robert Domi dhe dy persona të tjerë.




Domi u vu në pranga së bashku me dy shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish.

Atyre iu sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Robert Domi është djali i ish-nënkryetares së Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.

Domi shërbente si nënkryetare e bashkisë së Shijakut deri në vitin 2018, ku u largua nga detyra.

Ajo konkurroi së fundmi për drejtimin e PS-së në Shijak dhe lajmërimi u bë nga vetë Edi Rama. “Tre kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Fatmir Koçi, Shpresa Domi dhe Brusi Vora paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të bashkisë Shijak platformat e tyre të kandidimit,” shkruante Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.