LAJMI I FUNDIT

Fitore mes drithërimash, Arsenali bën përmbysjen e çmendur dhe i merr 3 pikët Junajtidit

19:44 - 03.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arsenali ka bërë përmbysjen e çmendur ndaj Mançester Junajtidit në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Premier Ligës. Ata kanë triumfuar me rezultatin 3-1 në shtëpi.




Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë. Rashford zhbllokoi sfidën në minutën e 27’.

Festa e “djajve të kuq” nuk zgjati shumë pasi Odegard riktheu baraspeshën pas dy minutash. Në të 89’ Garnaço shënoi golin që do ti jepte fitoren ekipit të Ten Hagut por VAR-i i prishi festën duke e anuluar.

Teksa dukej që ndeshja do të mbyllej kështu goditja e verës Deklan Rajs shënoi golin e dytë për Arsenalin. Por ai që vulosi sfidën ishte Gabriel Zhezus në minutën e 101′.

Kështu ekipi i Artetës largohet me 3 pikë nga kjo sfidë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.