LAJMI I FUNDIT

Lëvizjet më të bujshme, Caicedo lojtari më i shtrenjtë i transferuar

20:13 - 03.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur kontinenti i vjetër po rrezikohet nga bota arabe, e cila po vepron ashpër në tregun e futbollit, ka ende skuadra të cilat nuk dëshirojnë që vëmnedja të zhvendoset. Paratë amerikane duket se do ta konkurrojnë Arabinë Saudite, e këtë e tregoi merkatoja e fundit e cila u mbyll vetëm pak orë më parë.




Tod Boehli dhe Chelsea e tij padyshim regjistruan shifra rekord, madje lojtari më i shtrenjtë i transferuar mban firmën e Pochettinos.

Moises Caicedo la Brightonin për tu transferuar tek blutë e Londrës për shifrën e 100 milionë paundëve + 15 milionë të tjera në bazë të kontratës. Jo vetëm Chelsea, por dhe skuadrat e tejra të Premier League nuk u kursyen këtë verë, mes tyre Arsenal, Tottenham, Manchester City apo Djajtë e kuq. Declan Rice është i dytë në radhë për nga vlera e transferimit, e më tej Bellingham, Kane e Neymar. Ky i  fundit vendosi të braktiste kryeqytetin francez për të nënshkruar me Al Hilal, ku fitimet janë marramendëse.

Lista vijon me Josko Gvardiol, Kai Havertz, Kolo Muani, Radmus Hojlund e Dominik Szoboszlai, të cilët renditen në 10 vendet e para. Edhe në 10shen e dytë ishte sërish Evropa ajo që diktoi merkaton, në akset Gjermani-Angli apo Itali-Angli.

Sa i përket ARabisë Saudite, krahas Neymar, dy lojtarët e tjerë që u transferuan me bujë janë Malcom e Otavio, ku secili vlejti 51 milionë paundë. Pavarësisht këtyre lëvizjeve dhe investimeve të çmendura të botës arabe, Superliga renditet në vendin e 27, e ndjekur më pas nga Izraeli e Rumania.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.