LAJMI I FUNDIT

Maguette nderon “demat” në “shtëpi”, Partizani e nis Kategorinë Superiore me fitore

21:12 - 03.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç pritej, “demat e kuq” të Partizanit, nuk kanë zhgënjyer në sfidën e parë të këtij sezoni të Abissnet Superiore, teksa kanë mundur në “Arenën e Demave”, “kurbinasit” e Laçit, me rezultatin minimal 1 me 0.




Përgjegjës për golin e vetëm të sfidës ishte mesfushori senegalez, Maguette Gueye, i cili pas një goditjeje këndi të ekzekutar në minutat e fundit të kohësh shtesë kërcen më lart se të tjerët, duke tundur rrjetën e kundërshtarëve.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 3 pikë dhe në përballjen e radhës do të udhëtojë në transfertën e vështirë të “Loro Boriçit” ku do të përballet me “kuqeblutë” e Vllaznisë, ndërsa në krahun tjetër, “kurbinasit” kanë arritur deri më tani të grumbullojnë vetëm 1 pikë dhe në përballjen e radhës do të presin në “shtëpi” Teutën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.