LAJMI I FUNDIT

PAMJE TË RËNDA/ Horror në MOTOGP, kampioni i Botës në fuqi shtypet nga motori në mes të pistës (VIDEO)

14:36 - 03.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Çmimin e Madh të Katalunjës në Moto GP, me kampionin e Botës në fuqi, Françesko Banjaja që u bë pjesë e një aksidenti të frikshëm.




Gjithçka ndodhi në kthesën e parë të xhiros së parë disa motorë  u përplasën me njëri-tjetrin, ku disa pilotë ranë në tokë.

Gjithsesi “Pecco” Banjaja ra në mes të pistës dhe u shtyp në këmbë nga një motor KTM, gjë që bëri menjëherë të ngrihej flamuri i kuq dhe të ndërpritej gara.

Siç bëjnë me dije mediat, piloti italian nuk ndodhet në rrezik për jetën, por skenari më i keq është që ai të ketë thyer të dyja këmbët.

Kjo gjë mund t’i kushtojë gjatë sezonit, të cilin ai e udhëhiqte me 251 pikë, duke qenë pretendenti kryesor për të fituar titullin e dytë radhazi.

VIDEO KËTU

PANORAMASPORT.A


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.