LAJMI I FUNDIT

Zëvendës-trajneri i Egnatias pas ndeshjes: Nuk donim të tregoheshim të pamëshirshëm

18:40 - 03.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendës-trajneri i Egnatias, Brahja dha mendimin e tij për ndeshjen pas fitores 0-4 ndaj Kukësit.




Ndeshja? Jemi të kënaqur për faktin që dhanë çunat maksimumin. Ishim përgatitur për këtë ndeshje. E kishim vlerësuar Kukësin edhe pse është në ndërtim e sipër.

Vendosja e Duamenës? Strategjitë nuk janë të njëjta dhe kundërshtarët ndryshojnë. Vendosja shkoi mirë dhe i shfrytëzuam maksimalisht të gjitha hapësira e krijuara.

Ndërrimet më herët? I bëmë të gjitha ndërrimet. Futëm edhe Spahiun që ka vetëm 1 javë. Edhe Muhamedi është me perspektivë dhe hyri. Jam dakord që mund të jepeshin më shumë mundësi por ashtu e menduam për momentin.

Egnatia e pamëshirshme? Nuk kishim ide për t’u treguar të pamëshirshëm. Do të mundohemi të shënojmë sa të mundemi. Do të vazhdojmë javë pas jave të bëjmë lojën tonë”, u shpreh Brahja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.