AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar, Policia për arrestimin e Behar Bajrit: Pritet ekstradimi drejt vendit tonë

19:17 - 04.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Behar Bajrit në kudër të operacionit “Metamorfoza”. Blutë bëjnë të ditur se arrestimi i tij u bë falë shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë franceze.




Ndërkohë pas arrestimit të tij kanë filluar proceduart për ekstradimin e Bajrit në vendin tonë.

“Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore  të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç.

Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e  dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit”, thotë policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.