Kronikë

Përplasen dy makina në Vlorë, plagosen tre anëtarë të një familjeje. Ja si është gjendja e tyre

16:10 - 04.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur sot (4 shtator) rreth orës 14:40 në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur tre persona, anëtarë të një familjeje.




Sipas policisë, në aksident është përfshirë automjeti me drejtues 59-vjeçarin me iniciale Sh. Xh., banues në Itali, me automjetin me drejtues 23-vjeçarin me iniciale D. T., banues në Vlorë.

Mësohet se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht shtetaset me iniciale V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:40, në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht shtetaset V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.