BLUETOOTH

Skena erotike e aktores Meg Ryan, fëmijët e saj ndihen të turpëruar

21:17 - 05.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga skenat më të njohura të orgazmës në kinema i përket Meg Ryan dhe filmit “When Harry Met Sally”.




Në një intervistë të fundit, aktorja i ka bërë një referencë të vogël skenës në fjalë, duke përshkruar reagimet e fëmijëve të saj kur në mënyrë të pashmangshme “kanë hasur” në këtë skenë.

Është qesharake, djali im sapo më thirri këtë mëngjes sepse është në Nju Jork dhe po qëndron në një hotel pikërisht përballë Katz’s Deli [ku u xhirua skena]. Këtu ishte edhe vajza ime dhe i kisha në dorë. Ata më bërtisnin, “Mami, ky është një lloj turpi unik që ne ndjejmë. Djali im më tha se tek Katz ishte një foto e imja në tavolinën ku u shkrep skena”, tha fillimisht Ryan.

Skena e orgazmës

Në vitin 2018, djali, të cilin Ryan e kishte gjatë martesës me Dennis Quaid, u shpreh se kishte ndjenja të përziera për rolin e nënës së tij në film, madje duke zbuluar se nuk e kishte parë deri sa ishte rritur. “Unë pashë filmin ‘When Harry Met Sally’ për herë të parë kohët e fundit”, kishte thënë ai.

“E pashë sepse po bëja një komedi romantike dhe kjo është një komedi romantike. Pastaj qava për një kohë të gjatë, sepse isha shumë krenare për të, dhe menjëherë e thirra dhe i thashë: “Më vjen shumë keq që humba këtë film”. Ajo tha, ‘Unë e kam parë atë rreth një herë’ ”, përfundoi djali i Meg Ryan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.