AKTUALITET

Zjarr në Moravë, shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e policisë mobilizohen për shuarjen e flakëve

21:23 - 05.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Stan në Moravë.




News 24 thekson se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën mbeturina të zonës dhe janë larguar. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrfikës, që kanë lokalizuar në një kohë të shkurtër flakët që ndodheshin shumë pranë banesave dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar edhe efektivë të policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.