Kronikë

“Eleminojeni”- U kap në Rinas, si Alban Begasi urdhëroi Nuredin Dumanin për të ekzekutuar gruan! Ç’dëshmoi serial killeri: Më pagoi 120 mijë euro, dyshonte se e tradhtoi me shokun

14:33 - 06.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vendosur në pranga një nga personat e shpallur në kërkim gjatë operacionit “Golden Bullet”.




Avokati Alban Bengasi u arrestua në aerportin e Rinasit nga efektivët e policisë.

Ai akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”.

Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.