Kronikë

FOTOLAJM/ Në listën e 45 personave më të kërkuar në Europë, ja kush janë dy shqiptarët e rrezikshëm

10:31 - 06.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Europol ka përditësuar listën e personave më kërkuar të momentit në Europë, ku pjesë e kësaj liste janë edhe dy shqiptarë që akuzohen për vrasje dhe plagosje.




Konkretisht bëhet fjalë përr 55-vjeçarin Aleks Burreli mati dhe shkodranin 37-vjeçar Edinjo Pulti, të cilët sipas agjencisë ligjzbatuese europiane janë autorë të disa vrasjeve.

Kush është  Aleks Burreli?

55-vjeçari nga Suç i Matit akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e një biznesmeni dhe gruas së tij në një restorant në Qipro, në sy të fëmijëve të mitur. Sipas Europol, Burreli ka ndihmuar një të arratisur nga burgu, për të kryer vrasjet në 26 qershor të 2016. Por gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë humbi jetën një oficer policie dhe mbeti i vrarë u plagos rëndë një tjetër polic. Po ashtu i vrarë mbeti bashkëpunëtori i shqiptarit. Aleks Burreli u arratis me një makinë nga vendngjarja. Gjithashtu ai dyshohet se është përfshirë edhe në disa vrasje të tjera në Qipro.

Kush është Edinjo Pulti?

Pulti dyshohet se është autori i dy plagosjeve me thikë të dy personave në 2 gusht të 2020 në Luksemburg.

Sipas Europol, Edinjo PULTI goditi me thikë disa herë dy burra duke i plagosur rëndë. Bashkëpunëtorët e 37-vjeçarit shqiptar tashmë janë arrestuar nga Policia e Luksemburgut. Më 25 janar 2021, një urdhër-arresti evropian dhe një urdhërarresti ndërkombëtar u lëshuan kundër Edinjo PULTI.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.