Kronikë

“Kur hyra në kasolle…”- E mitura u vetëvar, flet gjyshja e 12-vjeçares: S’mu duk e mërzitur, do shkonim të blinim rrobat e shkollës

12:38 - 06.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Pogradecin, kur një 12-vjeçare i dha fund jetës. E mitura kishte takuar të ëmën pas 5 vitesh, e cila ishte ndarë me të atin e saj.




Për të zbardhur më shumë detaje për këtë ngjarje të rëndë, gjyshja e vajzës, e cila e ka gjetur atë të pajetë ka dhënë një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” ku shprehet se:

Nuk kuptova asgjë, isha duke biseduar me vajzën, do shkonim të blinim rrobat e shkollës. Shkova nga shtëpia poshtë dhe i thash do vi prapë. Erdha, dhe kur erdha po thërrisja.

Në atë kohë erdhi nusja nga ara, e kërkuam dhe nuk e gjetëm. Kur hyra në kasolle që të shkoja mos u ka hedhur kecave, kur e pashë atje… nuk kam çfarë them. Atë ditë nuk e pashë të mërzitur vajzën, por as më parë nuk kuptova se ishte e mërzitur.

22 gushti ishte një ditë e zakonshme, se ajo rrinte në shtëpi me vajzën e vogël. U munduam ta shpëtonim, por nuk dha shenja jete. Biseda e fundit ka qenë kjo që ‘do shkojmë të dielën të blejmë rrobat për shkollën…

Nuk gjemë dot shkak, ka qenë shumë e mirë, e hapur. Dhe njerkën ajo është rritur, se e ka gjetur 5 vjeç dhe i thoshte me plot gojën mami…”, tha gjyshja për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores, Evis Ahmeti.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.