Kronikë

Mbeten në det të hapur për shkak të erës së fortë duke rrezikuar të mbyteshin, shpëtohen tre pushues në Shëngjin dhe Velipojë

12:13 - 06.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre pushues, janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi rrezikuan të mbyteshin në det, në Shëngjin dhe Velipojë.




Sipas policisë, 2 shtetas që po lundronin me pedalone, në plazhin e Shëngjinit, rrezikuan të mbyteshin pasi për shkak të erës së fortë, kishin humbur kontrollin mbi mjetet lundruese dhe ishin larguar shumë nga bregu.

Ndërkohë, një tjetër pushues ishte në rrezik mbytjeje për shkak të dallgëve të larta, në plazhin e Velipojës. Pas ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë e kanë nxjerrë në breg pushuesin dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin pasi mjetet e tyre lundruese (pedalone) ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë.

Pas marrjes së njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me pedalone, në plazhin e Shëngjinit, ishin në rrezik sepse për shkak të erës së fortë kishin humbur kontrollin mbi mjetet lundruese dhe ishin larguar shumë nga bregu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tyre.

 Pas kërkimeve me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, janë konstatuar rreth 3 milje larg bregut, 2 mjetet lundruese pedalone dhe 2 drejtuesit e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare i kanë nxjerrë në breg këta 2 shtetas, bashkë me mjetet e tyre lundruese. 2 shtetasit falënderuan punonjësit e Policisë që i shkuan në ndihmë.

-Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër i kanë shkuar në ndihmë një shtetasi që ishte në rrezik mbytjeje për shkak të dallgëve të larta, në plazhin e Velipojës. Pas ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë e kanë nxjerrë në breg këtë shtetas dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ai ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën që i ofruan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.