BLUETOOTH

“Mua këtu më keni, edhe pa…”- Çfarë po ndodhë me Instagramin e Luiz Ejllit. Ja veprimi që bën këngëtari

16:48 - 06.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarit nga Shkodra, Luiz Ejllit së fundmi i ka ndodhur diçka e parapritur me rrjetin social instagram.




Bëhet fjalë për zhdukjen e “tikut blu” nga profili i tij.

“Tiku Blu” është shumë i përdorur kryesisht nga “VIP-at” të cilët shenjën në fjalë e kanë si identifikim të famës së tyre në bazë të shikueshmërisë dhe numrit të followes pra ndjekësve.

Luiz Ejlli  duket se nuk e ka pritur shumë mire këtë veprim teksa në një video të publikuar nga ai shprehet: Më ka ikur “tiku blu” nuk e di çfarë po ndodh, Instagrami nuk do të më njohë mjafton të me njihni  ju.

 

Më tej me një tjetër postim ai shprehet: Si me “tik blu” si pa “tik blu” mua këtu më keni.

Për ta mbyllur ai ka bërë edhe një veprim të cilin e ka ndarë me fansat e tij duke ju kërkuar mendimin e tyre nëse e pëlqejnë foton e tij të profilit apo jo.

Ejlli ka vendosur në profilin e tij një pamje të “Tikut blu” dhe thotë që tani e tutje kjo do të jetë pamja që do të ketë profili i tij.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.